Aktualitet

ATENTAT në Vlorë! Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi biznesmeni Delon Troqe, 38-vjeçari, kushëriri i të zhdukurit në v

21 Maj 2021, 19:44 Nga DOSJA
ATENTAT në Vlorë! Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi

VLORË– Delon Troqe, 38 vjeç, i martuar dhe baba i një djali është ekzekutuar me15 plumba kallashnikovi mbrëmjen e sotme. Troqe, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Spanja, ishte në servisin e tij të makinave bashkë me të vëllanë, mbrëmjen e sotme, në lagjen “Pavarësia”, pranë pallatit të sportit “Flamurtari”.

Rreth orës 21:50, persona të paidentifikuar e qëlluan me më shumë se 20 plumba kallashnikovi. 15 prej tyre përfunduan në trupin e Troqes, duke bërë që ai të ndërronte jetë. Brenda pak minutash vendi në derën e servisit të Troqes, do të kthehej në një ‘skenë morti’, ku familjarët e 38-vjeçarit e rrethuan trupin dhe vunë kujën me të qara. Dosja.al raportoi gjithashtu se familjarët e Troqes kanë grushtuar e dhunuar Edmond Breshanajn, shefin e reanimacionit të spitalit të vlorës, pasi kanë pretenduar neglizhencë nga bluzat e bardha.

Familjarët qanin me zë të lartë, ndërsa autorët, pasi kishin kryer ‘porosinë’ ishin larguar bashkë me dy kallashnikovët në drejtim të fshatit Kaninë. Vetëm pak minuta pas krimit, u raportua se pranë Kaninës, në fshatin Sherishtë u gjet një mjet i llojit “Audi” në flakë. Brenda tij u gjetën dhe dy kallashnikovë. Armët dhe makina janë dërguar në duart e ekipit të kriminalistikës, të cilët do të nxjerrin prej tyre ndonjë gjurmë të autorëve.

Dyshimi kryesor i Policisë është se vrasja ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës. Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që regjistrohet në qytetin bregdetar të Vlorës. Më datë 10 maj, u ekzekutua biznesmeni Bledar Birçaj.

Kush ishte Delon Troqe?

Delon Troqe, ishte një person i skeduar nga Policia e Shtetit, ndërsa viktima ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Më pas, ai është “rehabilituar”. Me familje dhe fëmijë, Troqe kishte hapur edhe një pikë servisi skafesh dhe një pikë dhënie skafesh me qira.  Delon Troqe rezulton se është i afërmi i Elvis Troqes, një emër jo pak i njohur në qytetin e Vlorës, i zhdukur pa gjurmë që prej 2017-ës.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet delion troqe te shtena me arme zjarri ne vlore vlore vritet delion troqe delion troqe te shtena me arme zjarri ne vlore vlore vritet delion troqe

Sondazh

Poll