Aktualitet

Plagosja në Bashkinë e Dimalit, policia del me njoftim zyrtar

21 Maj 2021, 19:09 Nga DOSJA
Plagosja në Bashkinë e Dimalit, policia del me njoftim zyrtar

DIMAL– Policia e Beratit ka dalë me njoftim zyrtar për plagosjen e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Poshnje, në Dimal.

Në njoftim thuhet se i plagosuri me armë zjarri, Iliaz Ismaili është në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në fshatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi I.I., 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit/ve. Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme. Ismaili kishte vetë pak ditë që ishte kthyer nga Anglia. Ai ndodhej në lokalin e xhaxhait të tij, “Kështjella” në momentin që persona të paidentifikuar janë afruar dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. 

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dimal plagoset iliaz ismaili ne poshnje dimal plagoset iliaz ismaili ne poshnje

Sondazh

Poll