Aktualitet

U plagos në lokalin e xhaxhait, zbulohet EMRI i të sapo kthyerit nga Anglia që mori plumbin sot

21 Maj 2021, 18:53 Nga DOSJA
U plagos në lokalin e xhaxhait, zbulohet EMRI i të sapo kthyerit nga

DIMAL– Iliaz Ismaili, 33 vjeç është personi që ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Bashkinë e Dimalit. Mësohet se i riu ndodhej në lokalin me emër në këtë zonë “Kështjella”, që është në pronësi të xhaxhait të tij, Tomorr Ismaili, në momentin që u plagos.

Iliaz Ismaili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia dhe kishte shkuar në Poshnje të kalonte kohë me të afërmit e tij. Por, pasditen e sotme persona ende të paidentifikuar kanë shkuar pranë lokalit ku ai ndodhej dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.

Autorët janë shpallur në kërkim, ndërsa policia e grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes. Ata kanë sekuestruar dhe pamje filmike nga vendi ku ndodhi plagosja, gjë që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve. Vetë Ismaili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset iliaz ismaili ne poshnje plagoset iliaz ismaili ne poshnje

Sondazh

Poll