Aktualitet

EMRI + DETAJE/ Plagoset me armë zjarri 33-vjeçari në Dimal, ‘shënjestra’ sapo ishte kthyer nga Anglia, u qëllua në lok

21 Maj 2021, 18:45 Nga DOSJA
EMRI + DETAJE/ Plagoset me armë zjarri 33-vjeçari në Dimal,

DIMAL– Iliaz Ismaili, 33 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet më me zë në zonën e Dimalit, me emrin “Kështjella”, që ndodhet në fshatin Poshnje.

Mësohet se Ismaili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Mbretëria e Bashkuar. 33-vjeçari kishte dalë pasditen e sotme të kalonte pak kohë me të afërmit e tij, konkretisht në lokalin e xhaxhait të tij.

Rreth orës 18:00, Ismaili u qëllua me armë zjarri nga persona që ende nuk janë identifikuar dhe mbeti i plagosur. Ai u dërgua në spitalin e Beratit ku po merr ndihmë ne nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të mësuar e sqaruar rrethanat e plagosjes. 

Në polici janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni për plagosjen në fjalë. Ata po merren në pyetje dhe nga dëshmia pritet të zbardhen detaje në lidhje me autorët. Nga ana tjetër, janë sekuestruar edhe pamjet filmike të lokalit “Kështjella”, që mund të kenë regjistruar plagosjen. Ilias Ismaili nuk rezulton të ketë precedent penalë dhe ende mbetet mister shkaku i plagosjes së tij.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet iliaz ismaili plagoset iliaz ismaili ne poshnje iliaz ismaili plagoset iliaz ismaili ne poshnje

Sondazh

Poll