Eni Çobani: Meshkujt shqiptarë janë të dhunshëm, e tmerrshme…arrijnë të therin gruan me të cilën bëjnë dashuri
21 Maj 2021, 16:46Nga DOSJA
TIRANË– Juristja Eni Çobani ka folur për rastet e dhunës së burrave ndaj grave në Shqipëri. E ftuar në “Dita e 8”, në Top Albania Radio, Çobani tha se meshkujt shqiptarë janë shumë të dhunshëm dhe maskilistë. Ajo shtoi se është e tmerrshme se si një burrë të arrijë të therë me thikë gruan me të cilën ka bërë dashuri dhe ka krijuar familje.
Sipas Çobanit, meshkujt shqiptarë reagojnë dhunshëm kur refuzohen, kur u thuhet diçka që nuk u pëlqen dhe kur nuk arrijnë atë që duan.
“Meshkujt shqiptarë janë të dhunshëm. Është shumë e vërtetë. Raste të shumta më janë paraqitur. Meshkujt mendojnë se gruaja është diçka e brishtë por që duron gjithçka, madje edhe dhunën e burrit. Ne shohim vrasje makabre. Nuk mund të arrish të therësh 31 herë me thikë një grua me të cilën ke bërë dashuri. Kur ata nuk arrijnë atë që duan, kur refuzohen, apo u thuhet diçka që nuk u pëlqen, ata kalojnë në diçka, që s’kam si ta shpejgoj. Në fillim edhe pse mashkulli komunikon dhunshëm, vajzës i duket sikur e do çmendurisht, por kur vijën fëmijët dhe rriten përgjegjësitë, aty nis gjithçka. Ajo që e evidenton që në fillim se është i dhunshëm mashkulli me të cilin po del, të largohet,”- tha Çobani.
Momenti në orën 01:05:00
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare ka treguar se Ali Pashë Tepelena ka qenë një personazh shumë i përfshirë në fushën e kult...
SHBA– Aktori Billy Porter, ka thyer heshtjen në lidhje me betejën e tij në një intervistë të fundit. Billy, 51 vjeçar u diagnostikua në vitin 2007, të ci...
GJERMANI– Fotoja e publikuar një ditë më parë në rrjete sociale ku Mozzik dhe Loredana shfaqen krah njëri-tjetrit në shtrat ka njoftuar rikthimin e &ccedi...
TIRANË– Kejvina Kthella ka reaguar ashpër pas një koment që një i panjohur ka bërë në një foto ku ajo ka publikuar mbesën e saj duke luajtur.Siç shi...
TIRANË– Juristja Eni Çobani ka treguar historitë që i kanë mbetur në mendje gjatë karrierës së saj si avokate. E ftuar në “Dita e 8” në Top Albania ...
Art&Argëtim21 Maj 2021, 12:51
TIRANË– Blogeri dhe tekstshkruesi, Olti Curri është pjesë e ekipit që po shoqëron Anxhela Peristerin në festivalin e përvitshëm europian të këngës, d...
KOSOVË – Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha ka treguar se ka një qëndrim shumë të hapur edhe ndaj njërzve të cilët se pëlqejnë. Së fundmi, ajo i ësh...
PRISHTINË– Tuna nuk do të hyjë në kategorinë e nënave të cilat do ta ruajnë pa e treguar imazhin e vogëlushit. Ajo ka publikuar foton e parë ku djali...