Art&Argëtim

Ardit Çuni flet për momentin kur u tha se Shqipëria u kualifikua në finalen e “Eurovizion”: Mu grisën pantallonat nga k

21 Maj 2021, 13:46 Nga DOSJA
Ardit Çuni flet për momentin kur u tha se Shqipëria u

HOLANDË – Ardit Çuni është pjesë e ekipit shqiptar në ‘Eurovizion’, në funksionin e menaxherit të artistes përfaqësuese Anxhela Peristerit. Çuni tregoi për “Shqipëria live”, emocionet e mbrëmjes dhe përshkroi entuziazmin e të gjithëve kur u thirr emri i Shqipërisë, si i pari vend që kualifikohet nga nata e dytë gjysmëfinale.

“Pamë një kamer të na afrohej, aty mendova se mund të ishim të parët. Emocionet ishin shumë të mëdha. Kam grisur pantallonat duke kërcyer nga gëzimi. Atë moment, kemi pasur mbështetjen e Zvicrën nga pas, u ngritën dhe ata në këmbë”,u shpreh ai.

Zvicra përfaqësohet nga këngëtar shqiptar, Gjon, kënga e të cilit është pëlqyer dhe vlerësuar nga juria dhe që po ashtu hyri në finale. Çuni, madje shton se edhe Serbia iu bashkua festës tonë.

“Kemi pasur ovacione të jashtëzakonshme nga delegacioni serb. Ne bëjmë muzikë, të tjerat ia lemë politikanëve”, thotë artisti.

Sipas tij, “mbrëmë kemi parë performancën më të bukur që Anxhela Peristeri ka dhënë”. Ndërkohë, në “Roterdam Ahoy”, vazhdojnë përgatitjet për natën finale të së shtunës, ku Anxhela do të performojë e dyta në radhë.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz anxhela peristeri ardit çuni eurovizion 2021 anxhela peristeri ardit çuni eurovizion 2021

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Maj 2021, 12:51

TIRANË– Blogeri dhe tekstshkruesi, Olti Curri është pjesë e ekipit që po shoqëron Anxhela Peristerin në festivalin e përvitshëm europian të këngës, d...