Art&Argëtim

Studiuesi Auron Tare: Ali Pashë Tepelena ka ndërmarrë gërmimet e para arkeologjike në Prevezë të Çamërisë

21 Maj 2021, 15:42 Nga DOSJA
Studiuesi Auron Tare: Ali Pashë Tepelena ka ndërmarrë

TIRANË– Eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare ka treguar se Ali Pashë Tepelena ka qenë një personazh shumë i përfshirë në fushën e kulturës shqiptare.

I ftuar në emisionin ‘Abc e mëngjesit’, studiuesi ka treguar se Ali Pashë Tepelena ka qenë personi i parë që ka ndërmarrë gërmimet e para arkeologjike në Shqipëri, në Prevezë të Çamërisë, së bashku me arkeologun danez, Bronsted. Tare tregon se ka gjetur disa dokumenta të cilat tregojnë se Ali Pasha i fal ushtarakut anglez, Ëilliam Martin Leake një kokë të marrë në Brutint, e cila sot ndodhet në British Museum.

Kur do të gjesh gjëra për Shqipërinë, gjithmonë gjerat i gjen jashtëfatkeqësisht, sepse këtu nuk ka shumë. Në Amerikë, Londër, Austri, Francë, gjen goxha. Kam bërë goxha kërkime në Londër sepse atje ka shumë. Në Shqipëri Ali Pashë Tepelenës nuk i është dhënë rëndësia e duhur. Personazhi i tij në fushën e kulturës, është totalisht i panjohur. Aliu ka qenë mjaft interesuar në këtë fushë. Ai ka ndërmarë gërmimet e para arkeologjike në Shqipëri, në Prevezë të Çamërisë, së bashku me arkeologun danez, Bronsted. Bronsted ka treguar se pasi gjetën dy monedha, Aliu i kishte thënë ti ndanin së bashku. Unë kam gjetur disa dokumente të tjera ku ai i fal Ëilliam Martin Leake një kokë të marrë në Brutint, e cila sot është në British Museum“, u shpreh Auron Tare.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture ali pashë tepelena auron tare kerkimet e para arkeologjike ne shqiperi ali pashë tepelena auron tare kerkimet e para arkeologjike ne shqiperi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Maj 2021, 12:51

TIRANË– Blogeri dhe tekstshkruesi, Olti Curri është pjesë e ekipit që po shoqëron Anxhela Peristerin në festivalin e përvitshëm europian të këngës, d...