Art&Argëtim

“Mbaroi! U dashurova me dikë tjetër”, Eni Çobani kujton divorcin e Fatos Nanos: U tregua burrë, e pranoi publikisht

21 Maj 2021, 13:21 Nga DOSJA
“Mbaroi! U dashurova me dikë tjetër”, Eni Çobani

TIRANË– Juristja Eni Çobani ka treguar historitë që i kanë mbetur në mendje gjatë karrierës së saj si avokate. E ftuar në “Dita e 8” në Top Albania Radio me Akil Panon, Çobani ka folur dhe për dështimin e martesave të personazheve publikë. Njëra prej tyre që juristja tha se i ka mbetur në mendje ka qenë divorci i ish-kryeministrit Fatos Nano.

Çobani shtoi se për të Nano është treguar burrë pasi ka pranuar publikisht ndarjen nga gruaja e tij e parë, duke mos vazhduar ta lëndonte atë, ndërkohë që kishte nisur një lidhje tjetër.

“Ju kam kërkuar moderatorëve të bëjnë përballje mes personazheve që kanë një martesë dhe familje të lumtur dhe personazheve që martesa e tyre ka marrë fund dhe askush nuk ka pranuar. Skush nuk është përgjigjur pozitivisht. I pari personazh dhe i vetmi është Fatos Nano. Nuk e di nëse e kujtoni ju, e them unë, fatos Nano ka qenë personazhi i parë public, që ka thënë publikisht zotit Fevziu. S’e mbaj mend pyetjen e saktë, por ai ka thënë diçka: Mbaroi! Dhe kur ajo gjë mbaron është më mirë ta lësh të ikë, se sa të tallesh me bashkëshorten dhe të kesh një histori tjetër. Ai mund të jetë paragjykuar se dhe mua më takonin gra e më thonin, zonja Eni, si është e mundur, ne sot mund të na lënë burrat. Kemi një rast publik e civil që pranoi dështimin. Tha me këtë zonjë unë dështova, rashë në dashuri me dikë tjetër. Sot ai vazhdon i lumtur me gruan që ka në krah,”- u shpreh Çobani.

Momenti pas minutës 58:00

Fatos Nano u divorcua nga gruaja e tij e parë, Rexhina në vitin 2001, pas një martese që zgjati 27 vjet, fryt i të cilës qenë dy fëmijë. Pas bërjes publik të divorcit, kryeministri i atëhershëm u martua me gruan që ka aktualisht, Xhoana. Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni ortodokse.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz akil pano eni cobani fatos nano akil pano eni cobani fatos nano

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Maj 2021, 12:51

TIRANË– Blogeri dhe tekstshkruesi, Olti Curri është pjesë e ekipit që po shoqëron Anxhela Peristerin në festivalin e përvitshëm europian të këngës, d...