Art&Argëtim

Aktori Billy Porter thyen heshtjen, ka patur HIV prej 14 vitesh por e ka mbajtur të fshehtë

21 Maj 2021, 14:21 Nga DOSJA
Aktori Billy Porter thyen heshtjen, ka patur HIV prej 14 vitesh por e ka mbajtur

SHBA– Aktori Billy Porter, ka thyer heshtjen në lidhje me betejën e tij në një intervistë të fundit. Billy, 51 vjeçar u diagnostikua në vitin 2007, të cilin ai e përshkruan si vitin më të keq të jetës së tij.

Atë vit, ai u diagnostikua me diabet të Tipit 2 në shkurt, dhe më pas u testua pozitiv për HIV në qershor. Problemet e tij shëndetësore filluan kur ai zbuloi një puçërr e cila u bë e madhe dhe t’i shkaktonte dhimbje. Ndërsa vizitonte një qendër mjekësore, ai u pyet nëse dëshironte një test HIV për të cilin ai pranoi, me testet që më vonë u kthyen pozitive.

Duke folur për Hollywood Reporter, aktori tha:
“Për një kohë të gjatë, askush se ka ditur- përveç nënës sime. Po përpiqesha të kisha një jetë dhe një karrierë dhe nuk isha i sigurt se mund ta bëja nëse njerëzit e gabuar e dinin. Thjesht do të ishte një mënyrë tjetër që njerëzit të më diskriminojnë në një profesion tashmë diskriminues. Kështu që u përpoqa ta mendoja sa më pak që të mundesha. U përpoqa ta bllokoja. Por karantina më ka mësuar shumë”

Billy zbuloi se ai donte të priste derisa nëna e tij të vdiste për të ndarë diagnozën e tij me botën, por vendosi t’i tregonte asaj në ditën e fundit të xhirimeve të “Pose”, e cila kthehet me sezonin e saj të fundit këtë verë.
(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz billy poter hiv billy poter hiv

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Maj 2021, 12:51

TIRANË– Blogeri dhe tekstshkruesi, Olti Curri është pjesë e ekipit që po shoqëron Anxhela Peristerin në festivalin e përvitshëm europian të këngës, d...