Aktualitet

Shkoi për pelegrinazh në Lipë të Përmetit! 14-vjeçarja bie në humnerë, nxirret e gjallë por me gjymtyrë të thyer. Do

21 Maj 2021, 09:50 Nga DOSJA
Shkoi për pelegrinazh në Lipë të Përmetit!

PËRMET– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme më vendin e quajtur Lipë, ku një 14-vjeçare ka rënë në humnerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, kur e mitura ka rrëshqitur dhe më pas ka përfunduar 50 metra poshtë në humnerë. Fatmirësisht ajo është gjetur dhe është nxjerrë e gjallë, jashtë rrezikut për jetën, por me fraktura në të gjithë trupin. 14-vjeçarja po pritet që të transportohet me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar shëndetësore, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia, e cila ka nisur hetimet. Deri më tani është bërë me dije se 14-vjeçarja Anamaria Qirici, ishte ngjitur në mal bashkë me prindërit dhe familjarët e saj për pelegrinazh me rastin e ditës së ‘Shën Elenës’.

NJOFTIMI I PLOTË:

Njoftohemi se rreth orës 11:20, në vendin e quajtur “Shënelenë”, në fshatin Lipe, Përmet, është rrëzuar nga një lartësi shtetasja A. Q., 14 vjeçe, banuese në Përmet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrëfikëse, në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A. Q., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mer ndihmën mjekësore në spitalin e Përmetit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anamaria qirici e mitura bie ne humnere anamaria qirici e mitura bie ne humnere

Sondazh

Poll