Politike

Zgjedhjet brenda PD/ Basha dorëzon kandidaturën, zyrtarizohen Kadilli, Harxhi dhe Elezi: Gara është asimetrike! Duam barazi.

21 Maj 2021, 09:23 Nga DOSJA
Zgjedhjet brenda PD/ Basha dorëzon kandidaturën, zyrtarizohen Kadilli,

TIRANË– Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi kanë depozituar sot zyrtarisht kandidaturën e tyre për të garuar kundër kryedemokratit Lulzim Basha, për postin e tij në PD. I pari që mbërriti në selinë blu ishte Kadilli, i cili në një deklaratë për mediat, u shpreh se nuk do ta tradhëtonte kurrë PD dhe demokratët.

Ndërsa krahasoi figurën e tij me atë të Bashës. Pas tij, kandidaturën e depozitoi Elezi me Harxhin, por fizikisht në PD u paraqit vetëm kjo e fundit. E shoqëruar nga Edvin Kulluri, ajo u shpreh para kamerave se do të ofronte për demokratët një reformim i thellë mbi idealet. Pasdite, edhe vetë Basha dorëzoi kandidaturën e tij, ndërsa nesër pritet që ta zyrtarizojë edhe Lisandër Hoxha.

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e dielë Kryesinë, ku do të miratohen të gjithë kandidatët në garë për vendin e kreut të PD-së. Përveç kundërshtarëve të kryedemokratit Lulzim Basha, në mbledhje do të miratohen edhe rregullat e propozuara nga komisioni për bazën. Kryesia do të diskutojë dhe më pas do të vendoset se kush do jenë personat që do të kenë të drejtë vote.

Partia Demokratike vendosi zyrtarisht të votojë për kryetar më 13 qershor, pas një mbledhjeje të mbajtur me të gjithë anëtarët më 16 maj. Pasi të jenë depozituar kandidaturat, fushata për kreun e ri të PD-së do të zhvillohet mes datave 24 maj dhe 11 qershor.

Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Jemin Gjana, ndërsa antarësia do të përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo. Nërsa ndihmësat do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. 

(k.m./a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike doreheqja e lulzim bashes partia demokratike zgjedhjet ne pd doreheqja e lulzim bashes partia demokratike zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll