Politike

Shkarkimi i Metës! Mblidhet Komisioni Hetimor, ekspertët: Kreu i shtetit duhet të jetë mbi palët, ka rolin e arbitrit. Hyse

21 Maj 2021, 09:13 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës! Mblidhet Komisioni Hetimor, ekspertët: Kreu i

TIRANË– Komisioni i Posaçëm Hetimor për Shkarkimin e Metës u mblodh ditën e sotme, aty ku u diskutuan të gjitha shkeljet që presidenti ka bërë. Gjatë mbledhjes disktuan më shumë ekspertët, duke i marrë pikat me radhë.

Eksperti i hetimit Erind Mërkuri tha se presidenti duhet të jetë mbi palët dhe sjellja e tij nuk duhet të jetë e anshme. Ekspertët juristë iu referuan praktikave të Komisionit të Venecias, apo Gjykatave Kushtetuese në vende të tjera, për të përcaktuar ‘kornizat’ se di duhet të jetë sjellja e kreut të shtetit veçanërisht në periudhën kur bëhet fjalë që populli do zgjedhë përfaqësuesit e tij në Kuvend. Deputeti Edmond Stojku tha se kanë kërkuar dy herë informacion në Presidencë mirëpo nuk kanë marrë përgjigje. Shkelje të ligjit, Stojku quan dhe mosprezencën e Metës në Komision.

Në fund të Komisionit, Alket Hyseni bëri të ditur se mbledhja e radhës do të jetë ditën e hënë. Ai shtoi se java që vjen do të jetë intensive në mënyrë që të përmbyllin hetimet e plota për çështjen.

Por si arriti situata në këtë kulm tensionesh?

Prej javësh, presidenti i Republikës Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor. Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”.

Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet. Tashmë një komision hetimor me firmën e 49 deputetëve socialistë është ngritur dhe kërkohet prezenca e Ilir Metës për të bërë ballafaqimin. Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike shkarkimi i metes 2 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll