Politike

Pamje TË RËNDA! Marokeni rrëfen dhunën barbare të Policisë: Më rrahën, kam 7 ditë pa ngrënë. DVP Durrës: S’është

21 Maj 2021, 08:54 Nga DOSJA
Pamje TË RËNDA! Marokeni rrëfen dhunën barbare të

DURRËS– Elmendi Nouak, emigranti maroken në Shqipëri, u largua nga vendi i tij për të siguruar një jetë më të mirë, por ka rënë pre e dhunës së Policisë së Shtetit. I mavijosur në sy dhe trup, emigranti maroken, që kishte hyrë ilegalisht në vendin tonë ka një thirrje të dëshpëruar nga Durrësi duke denoncuar se ishte dhunuar nga efektivët e Policisë. Në një rrëfim për “News24”, ai ka treguar se për më shumë se 5 ditë, kishte qëndruar i izoluar në birucë, lakuriq, pa ngrënë dhe i dhunuar. Fakt që provohohet nga gjithë shenjat që ka në trup e fytyrë i riu. 

Ai akuzon Policinë se përveç se e kanë dhunuar, i kanë marrë edhe telefonin duke bërë që të shkëpuste marrëdhëniet me familjen e tij në Marok. Për të marrë celularin e tij, ai është kthyer para dyerve të Komisariatit, i zbadhur, në pritje të një përgjigjeje. Teksa mundohet të sqarojë ngjarjen me anglishten e tij, emigranti ngre edhe bluzën ku tregon shenjat e dhunës, ndërsa vigonin e ka ende në krahun e majtë.

“Kam 2 fëmijë, kam familje të madhe. Kam qëndruar 5 ditë në birucë lakuriq dhe pa ngrenë. Më pas 3 persona, policë, më morëm me makinë dhe më kanë lënë në një zonë rreth 20 km larg. Mendoja se do më çonin në Rinas për të më ekstraduar, por mbaj mend që kur jam përmendur tek ajo zona ishte një fushë dhe isha lakuriq. Kam dalë në rrugë dhe kam bërë autostop. Më kanë sjellë në spital dhe kam qëndruar aty 3 ditë. Kam lënë spitalin, se dua telefonin tim. Kam që në Ramazan që pa folur me familjen, janë bërë merak për mua. Telefonin ma kanë marrë policët dhe unë e dua se do flas me prindërit e fëmijët. Më kanë lënë zbathur. Kam familje, dua telefonin. Policia ma mori. Isha në spital. Kam 3 muaj që qëndroj në Durrës, nuk kam dokumente. Kam ardhur këtu dhe iu jam lutur që të më japin telefonin. Kam ndenjur 7 ditë pa ngrenë, isha dhe në spital. Më ka rrahur policia kështu. Dua që të shkoj në Itali, inshallah”, tha ai mes dëshpërimit.

Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit i ka hedhur poshtë këto akuza. Me një reagim zyrtar DVP Durrës nuk pranon se Elmendi Nouak, emigranti maroken që erdhi në Shqipëri për një jetë më të mirë, të jetë dhunuar nga policia, por tregon se në fakt të riun e ka rrahur një kamarier me inicialet E.V., 30 vjeç që është proceduar penalisht për veprën penale ‘‘Plagosja e lehtë me dashje“. Sipas njoftimit 30-vjeçari është thirrur në komisariat për të sqaruar ngjarjen dhe është shprehur se Nouak ka shkuar me sy të nxirë në lokalin ku ai punonte dhe se ai është përleshur me të pasi i ngacmonte e shqetësonte klientët, por e ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Policia e Durrësit shton gjithashtu se për të riun nga Maroku kanë ardhur denoncime të shumta se ai zihej shpeh me kalimtarë në rrugë si dhe është konfliktuar me mjekët e Urgjencës së Durrësit, gjatë kohës që ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Elmendi Nouak është proceduar penalisht dhe për veprën penale penale “Prodhim dhe shitje te lëndëve narkotikeve”, pasi i është gjetur një sasi kanabisi.

Sot është publikuar edhe videoja ku shihej momenti i dhunimit të marokenit. Aty shihet kur kamarierët me tabaka në duar, ndalojnë emigrantin në derën e lokalit. Pas disa sekondash bisedë, ata nisin ta qëllojnë me grushte në kokë e në bark atë, duke e lënë të shtrirë. Rreth tyre mblidhen edhe persona të tjerë e më pas nuk tregohet qartë se çfarë ndodh me marokenin. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dhunohet elmedi nouak durres elmedi nouak dhunohet elmedi nouak durres elmedi nouak

Sondazh

Poll