Aktualitet

VIDEO/ Frikë nga protesta e opozitës? Kryeministria rrethohet me rrjetë hekuri

16 Shkurt 2019, 07:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Frikë nga protesta e opozitës? Kryeministria rrethohet me

TIRANË- Opozita shqiptare e mbështetur nga qytetarë të shumtë, sot në orën 11:00 do të mblidhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku do të protestojë kundër qeverisë.

Policia në të gjitha komunikat për shtyp në ditët e fundit ka lajmëruar se protesta mund të jetë e dhunshme, pasi sipas saj do të ketë njerëz me rekorde kriminale në të.

Nga një video që qarkullon në rrjetë shihet se janë marrë të gjitha masat që godina e Kryeminsitrisë të mos pësojë dëmtime, pasi ajo është rrethuar me rrjetë hekuri në të gjithë perimetrin e saj.

Kujtojmë që nga e enjtja në darkë, nisi puna dhe për mbulimin e dritave në hyrjen kryesore të Kryeministrisë. Po ashtu e njëjta gjë u bë dhe me simbolin e kërpudhës që është në oborrin përballë bulevardit “Dëshmorët e kombit”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 16 shkurt 2019 frike nga dhuna protesta e opozites rrethohet kryeministria 16 shkurt 2019 frike nga dhuna protesta e opozites rrethohet kryeministria

Sondazh

Poll