Bota

Austria heq kufizimin e moshës për vaksinimin, pret miratimin e EMA për përdorimin e Pfizer për moshat 12-15 vjeç

21 Maj 2021, 08:46 Nga DOSJA
Austria heq kufizimin e moshës për vaksinimin, pret miratimin e EMA

AUSTRI– Austria po heq renditjen e përparësisë sipas moshës për vaksinimin kundër COVID-19, me mjekët e familjes tani në gjendje të vendosin sipas gjykimit të tyre se kush duhet të marrë përpara vaksinën, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Wolfgang Mueckstein.

Tani makineria e vaksinimit po fillon siç duhet”,- tha ai duke iu referuar zgjerimit të pranueshmërisë.

Sipas mediave të huaja, Mueckstein shtoi se qeveria ishte në pritje së shpejti të miratimit nga EMA të vaksinës BioNTech/Pfizer për fëmijët midis moshës 12 dhe 15 vjeç.

Deri më tani, rreth 40 % e austriakëve të moshës 16 vjeç e lart kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota biontech/pfizer koronavirusi në austri wolfgang mueckstein biontech/pfizer koronavirusi në austri wolfgang mueckstein

Sondazh

Poll