Bota

Aksident në Zvicër/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me argjendarinë, gjithsej pesë të plagosur ku midis tyre janë dh

21 Maj 2021, 07:10 Nga DOSJA
Aksident në Zvicër/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me

ZVICËR– Një aksident ka ndodhur dy ditë më parë në Aarau të Zvicrës ku të përfshira kanë qenë dy vajza nga Kosova.

Në total 5 persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja duke pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në spital për kontroll.

Sipas Express, një 19-vjeçar afgan i cili ndodhej në timonin e Mercedesit po lëvizte me shpejtësi dhe në një moment ka humbur kontrollin, në makinë me të ndodhej dhe një shtetase kosovare.

Në të njëjtën kohë, një 18-vjeçare kosovareqë po ngiste makinën VW Golf ka dalë nga një rrugë anësore në rrugën që kishte ngritje të madhe. 19-vjeçari është shmangur nga e majta pasi nuk mundte të ndalej më. Kështu, ndodhi përplasja anësore mes dy makinave. 19-vjeçari pastaj ka kaluar kryqëzimin e rrugës dhe ka goditur me forcë të madhe fasadën e një dyqani argjendarie.

Shoferi i Mercedesit është paditur dhe është detyruar të dorëzonte patentën e shoferit që e kishte marrë në provë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aksident ne zvicer aksident ne zvicer

Sondazh

Poll