Bota

“FERRI” në Greqi! Dita e tretë e ‘luftës’ me zjarrin në Korinth dhe Atikën Perëndimore, 40 mijë hektarë pyll i d

21 Maj 2021, 06:47 Nga DOSJA

GREQI– Natë e vështirë për zjarrfikësit dhe qytetarët grekë! Flakët e zjarrit të nisur në Korinth kanë dalë 6 km jashtë zonës së Megarës. Nga mesnata deri më tani, një vëmendje e veçantë i është kushtuar fikjes së zjarrit në Liakoto, Pefkenea, Hani Derveni, Aigeirouses dhe në Manastiret e Shenjta të Agios Ioannis Prodromos Makrinos dhe Agios Ierotheos.

Sipas të dhënave të deritanishme, ka shumë shpërthime të shpërndara në një perimetër prej 15 kilometrash, ndërsa më shumë se 30,000 hektarë janë djegur. Në foton e mëposhtme ngjyra e verdhë tregon zonat që janë përfshirë tashmë në zjarr, ndërsa pikat e kuqe korrespondojnë me frontet aktive. Vija e gjelbër përcakton zonën më të gjerë të rrezikut të shkaktuar nga zjarri, i cili përvesh pyllit nuk i ka kursyer as banesat. 

Po çfarë e shkaktoi zjarrin që po tmerron Greqinë?

Dje, gjatë konferencës për Mbrojtjen Civile, Zëvendësministri i Mbrojtjes Nikos Hardalias, tha se zjarri u shkaktua nga djegia e mbeturinave brenda një ullishteje dhe se për rastin kishin nisur hetimet. 

Po ashtu, Hardalias shtoi se për shuarjen e flakëve janë angazhuar 278 zjarrfikës, 89 automjete dhe disa helikopterë që hedhin ujë nga lart. Gjithçka për të parandaluar një tragjedi si ajo e disa viteve më parë në Atikë, ku humbën jetën qindra persona. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zjarr ne greqi zjarr ne greqi

Sondazh

Poll