Bota

I gjendet 9 gram kokainë dhe 9 mijë euro, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali për trafik narkotikësh

21 Maj 2021, 07:40 Nga DOSJA
I gjendet 9 gram kokainë dhe 9 mijë euro, arrestohet 24-vjeçari

ITALI– Një aksion i zhvilluar nga policia e Romanina në Itali ka vënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar për trafik të lëndëve narkotike.

Agjentët e policisë e ndaluan 24-vjeçarin me inicialet P.P për kontroll dhe i gjetën 150 euro, por sjellja e tij i bëri që të dyshonin dhe të shkonin për kontroll në shtëpinë e tij.

Sipas mediave italiane, ajo që ata zbuluar ishte se i riu jetonte në një apartament të vogël i cili ishte i rrethuar nga një mur i lartë, brenda tij ata gjetën 9 mijë euro cash dhe 9.3 gram kokainë.

Pavarësisht se ai pohoi se e mbante kokainën për përdorim personal, i riu u vu në pranga nën akuzën për posedim dhe trafik droge.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet shqiptari ne itali moreno fernandez arrestohet shqiptari ne itali moreno fernandez

Sondazh

Poll