Bota

Kryetari i komunës Suharekë kushëri i parë i Gjon Muharremaj, përfaqësuesi Zvicrës në Eurovision

21 Maj 2021, 08:00 Nga DOSJA
Kryetari i komunës Suharekë kushëri i parë i Gjon

KOSOVË– Artisti shqiptar, Gjon Muharremaj i njohur me emrin artistik ‘Gjon’s Tears’ është përzgjedhur të përfaqësojë shtetin e Zvicrën në festivalin e këngës në Evropë, Eurovision 2020. Ai ka kënduar mbrëmë në Rotterdam këngën “Repondez-moi”.

Ndërsa ai ka lidhje familjare edhe me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ku ky i fundit mbrëmë përmes një postimi në llogarinë personale në ‘Facebook’ tregoi se Gjoni është djali i axhës së tij.

Në postimin e tij ai shprehu mbështetjen e tij dhe vlerësimin për performancën e Gjonit, por gjithsesi kërkoi votën edhe për Shqipërinë.

Kënga e Gjon është përzgjedhur si e duhura për ta përfaqësuar Zvicrën nga një juri prej 100 personash, nga 515 këngët e dërguara dhe mbrëmë ai arriti të kualifikohet për në finale.

I lindur në Zvicër, Gjon Muharremaj është më origjinë shqiptare, babai nga Kosova ndërsa nëna nga Tirana. Pavarësisht se ka lindur në Zvicër, Gjon flet një shqipe tepër të pastër, duke ndërthurur dialektin e Kosovës me atë të Tiranës.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bali muharremaj eurovizion 2021 gjon muharremaj bali muharremaj eurovizion 2021 gjon muharremaj

Sondazh

Poll