Bota

Policia italiane e ndalon, shqiptari shfaq shenja paniku, i kërcënon me jetë! Zbulohet se merret me trafik droge, në banesë

21 Maj 2021, 05:55 Nga DOSJA
Policia italiane e ndalon, shqiptari shfaq shenja paniku, i kërcënon

ITALI– Një 24-vjeçar shqiptar u ndalua nga policia italiane e më pas u vu në pranga pasi akuzohet për trafik droge. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Itali.

Mësohet se shqiptari me inicialet B.F., 24-vjeç, me banim në Perugia, por pa një dokumentacion të rregullt u ndalua nga një postobllok i policisë italiane gjatë një kontrolli rutinë.

Në momentin kur u ndalua nga agjentët e anti-drogës, shfaqi shenja paniku, duke i kërcënuar ata me vdekje. Policia italiane bëri me dije se gjatë një kontrolli më të imtësishëm në makinën që drejtonte 24-vjeçari shqiptar, në kapakun e ndërrimit të marsheve të makinës, u zbuluan 75 doza kokainë që ishin të destinuara për t’u shitur në Rieti.

Më pas kontrollet vijuan në banesën e tij, aty ku u zbulua edhe një shumë parash, rreth 2 mijë euro, të ndara në kartëmonedha të vogla.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll