Bota

Më në fund! Pas 11 ditësh, hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, SHBA përgëzon marrëveshjen

21 Maj 2021, 05:20 Nga DOSJA
Më në fund! Pas 11 ditësh, hyn në fuqi armëpushimi mes

GAZA– Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim të enjten, duke ndalur një luftë 11-ditore që shkaktoi vdekjen e mbi 200 njerëzve, shkatërrim të gjerë në Rripin e Gazës, dhe bllokoi aktivitetet në pjesën më të madhe të Izraelit.

Në orën 2 të mëngjesit të së premtes, sipas kohës lokale, ndërsa hyri në fuqi armëpushimi, jeta u kthye në rrugët e Gazës. Njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre, disa prej tyre duke kënduar dhe fishkëllyer nga ballkonet e shtëpive. Shumë njerëz qëlluan me armë në ajër, duke festuar armëpushimin.

Në një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se kabineti i sigurisë kishte “unanimisht pranuar rekomandimet për të pranuar një iniciativë egjiptiane për një armëpushim të pakushtëzuar”.

Grupet palestineze Hamas dhe Xhihadi Islamik konfirmuan më pas armëpushimin në një deklaratë, duke thënë se ajo do të hynte në fuqi në 2:00 të mëngjesit të së Premtes (23:00 GMT të Enjten).

Mijëra njerëz në Gaza dhe territoret palestineze u derdhën në rrugë për të festuar armëpushimin, duke tundur flamuj dhe duke ndezur shenjat ‘V’ për fitore.

Disa prej tyre shihen pranë xhamisë Al-Aqsa duke u falur dhe duke falenderuar zotin.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e përgëzoi Netanyahun në një telefonatë pas njoftimit të marrëveshjes së armëpushimit.

SHBA, aleati më i afërt dhe më i rëndësishëm i Izraelit, mbështet plotësisht të drejtën e vendit për të mbrojtur veten kundër sulmeve pa dallim të raketave nga Hamas dhe grupe të tjera terroriste me bazë në Gaza që kanë marrë jetën e viktimave të pafajshme“.- tha Biden.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken do të udhëtojë në Lindjen e Mesme në ditët e ardhshme, tha Departamenti i Shtetit pasi Izraeli dhe grupi terrorist Hamas ranë dakord për një armëpushim duke ndaluar 11 ditë luftime. ”Blinken foli me homologun e tij izraelit Gabi Ashkenazi, i cili mirëpriti udhëtimin e planifikuar të Sekretarit Blinken në rajon”,– tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në një deklaratë.

Të paktën 232 palestinezë, përfshirë 65 fëmijë, janë vrarë në bombardimet izraelite. Nga pala izraelite, 12 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë.

Ashtu si tre luftërat e mëparshme midis dy armiqve të hidhur, raundi i fundit i luftimeve përfundoi pa ndonjë zgjidhje të konfliktit. Izraeli pretendoi se u ka shktatuar dëme të mëdha Hamasit, por përsëri nuk ishte në gjendje të ndalonte breshëritë e raketave të grupit militant islamik. Pothuajse menjëherë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përball me akuza nga baza e tij e vijës së ashpër, të krahut të djathtë se ai e ndaloi operacionin ushtarak shumë shpejt.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antony blinken benjamin netanyahu joe biden lufta izrael-palestine antony blinken benjamin netanyahu joe biden lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll