Bota

Kurti takohet me djalin e George Soros: Biseduam për ndihmën që Fondacioni mund t’i ofrojë Kosovës

20 Maj 2021, 18:58 Nga DOSJA
Kurti takohet me djalin e George Soros: Biseduam për ndihmën që

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar ditën e sotme me djalin e kreut të Fondacionit Soros, George Soros, Aleksandër.

Në njoftimin e publikuar nga zyra e kryeministrisë thuhet se gjatë takimit u diskutuan mbi tema të ndyshme me interes të të dyja palëve, ku theksi i diskutimit ishte qeverisja e mirë si dhe edukimi i nxënësve. Gjithashtu mes tyre u diskutua për rimëkëmbjën ekonomike, gjendja e pandemisë si dhe ndihma që mund t’i ofrojë Fondacioni Soros Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), Aleksander Soros, zëvendës kryetar i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Laura Silber, zëvendës kryetare e Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe Luan Shllaku, drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur. Gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme me interes për të dyja palët, me theks të veçantë në edukim, qeverisje të mirë, duke përfshirë e-qeverisjen dhe të dhënat e hapura. U bisedua edhe për gjendjen me pandeminë, rimëkëmbjen ekonomike si dhe ndihmën që mund të ofrojë Fondacioni i Shoqërisë së Hapur,” thuhet në njoftimin e policisë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander soros kurti takon soros albin kurti aleksander soros kurti takon soros

Sondazh

Poll