Bota

Kurti i ftoi në takim, Haradinaj pranon ftesën: Orari do të dakortësohet bashkarisht  

20 Maj 2021, 18:54 Nga DOSJA
Kurti i ftoi në takim, Haradinaj pranon ftesën: Orari do të

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për të marrë pjesë në takimin që do të zhvillohet javën e ardhshme. Konfirmimin për pjesëmarrjen e Haradinajt në takim e ka dhënë zëdhënësi i AAK-së për media, Lulëzim Blakaj. Ai është shprehur se për orarin duhet që të bien dakord të për një orar të caktuar.

“Kryetari Haradinaj, do të takohet me Kryeministrin Kurti, në fillim të javës tjetër në orar të dakorduar bashkërisht”, tha Blakaj.

Ditën e sotme Kryeministri Kurti u ka dërguar ftesë tre liderëve të partive opozitave, Enver Hoxhaj nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja si dhe Ramush Haradinaj nga AAK-ja. Ftesa u është dërguar për të diskutuar rreth spektrit politik në Kosovë si dhe për çështje me rëndësi për Kosovën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti kurti fton per bisedim liderat e opozites ramush haradinaj albin kurti kurti fton per bisedim liderat e opozites ramush haradinaj

Sondazh

Poll