Bota

Arrestohet kanibali në Meksikë, 72-vjeçari filmonte veten duke copëtuar trupin e viktimave përpara se të hante mbetjet e t

20 Maj 2021, 18:50 Nga DOSJA
Arrestohet kanibali në Meksikë, 72-vjeçari filmonte veten duke

MEKSIKË- Andrés Mendoza 72 vjeç nga Meksika dyshohet se regjistroi veten duke hequr fytyrat dhe mishin e disa grave para se të hante kockat e tyre. Mediat e huaja raportojnë se 72-vjeçari u arrestua pasi policia gjeti trupin e copëtuar të të dashurës së tij  në shtëpinë e tij në qytetin Atizapan.

Andrés pretendohet se i kishte futur një thikë në gjoks  Reyna González-it dhe më pas kishte përdorur një hanxhar për të prerë gjymtyrët e saj para se t’i fuste mbetjet e saj në një qese. Kur policia kontrolloi shtëpinë e Mendozës, ata gjetën çanta që kishin pjesë të trupit të vendosura në majë të një tavoline.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij me ndihmën e qenërve të nuhatjes, hetuesit gjithashtu gjetën këpucë për gra, sende të veshjeve dhe kartat e identifikimit të votuesve të Rubicela Castillo e cila u raportua e zhdukur më 20 korrik 2019 dhe e Flor Vizcaino, i cili u pa për herë të fundit më 16 tetor 2016.

Policia sekuestroi një numër kasetash video që thuhet se përmbanin emra të disa grave, pamje të vrasjeve të tyre dhe një fletore që tregon emrat e 29 femrave.

Mendoza ka pranuar ngrënien e pjesëve trupore të viktimave të tij dhe regjistrimin e procesit ne video.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet andrés mendoza per vrasjen e te dashures se tij flor vizcaino reyna gonzález rubicela castillo arrestohet andrés mendoza per vrasjen e te dashures se tij flor vizcaino reyna gonzález rubicela castillo

Sondazh

Poll