Bota

Lufta Izrael-Palestinë, BBC: Vendet janë afër një marrëveshje armëpushimi 

20 Maj 2021, 18:03 Nga DOSJA
Lufta Izrael-Palestinë, BBC: Vendet janë afër një

IZRAEL- Izraeli dhe Palestina janë në afërsi për një marrëveshje armëpushimi. BBC shkruan se sipas burimeve Izraeli ka informuar ndërmjetësit egjiptjanë, se do të bien dakord për t’i dhënë fund aksionit ushtarak në Gaza dhe më tej.   

Ndërkohë që për këtë ende nuk ka një konfirmin zyrtar nga ana e Izraelit, ndërkohë që Kryeministri Benjamin Netanyahu po takohet me kabinetin e tij të sigurisë. Ndërkohë që të dyja palët po përballen me presion ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftimeve. Kabineti izraelit i sigurisë do të votojë për një armëpushim të njëanshëm të propozuar që do të hyjë në fuqi brenda 24 orëve.

Më herët një zyrtar i lartë i Hamasit tha se ai priste një marrëveshje armëpushimi me Izraelin në “një ose dy ditë”, ndërkohë që Netanyahu të mërkurën u zotua të vazhdojë operacionin ushtarak derisa “qetësia dhe siguria të rivendosen”.

LAJMI KRYESOR: 230 viktima në 11 ditë LUFTË! Vazhdon dhuna mes Izraelit dhe Palestinës, nuk ndalen sulmet ajrore, SHBA dhe Gjermania kërkojnë armëpushim

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota benjamin netanyahu lufta izrael-palestine benjamin netanyahu lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll