Sipas traditës shqiptare/ Bebe Rexha ishte gati të martohej që kur ishte adoleshente: Djemtë rreshtoheshin për të më kër
20 Maj 2021, 16:46Nga DOSJA
SHBA-Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha gjatë një interviste për “The Daily Star” u shpreh se ishte gati të martohej kur ishte adoleshente.
Ajo tregoi se martesat në moshë të re janë pjesë e kulturës shqiptare, por mamaja e saj e inkurajoi atë të ndiqte ëndrrën për muzikë. 31-vjeçarja tha se djemtë rreshtoheshin për t’i kërkuar dorën dhe gjithashtu rrëfeu se nëna dhe gjyshja e saj janë martuar në moshën 17 dhe 15 vjeç.
“Mamaja ime u martua në moshën 17 vjeç, është një botë krejt tjetër. Gjyshja ime u martua në 15. Duke u rritur nuk më lejohej të kisha zë ose të flisja në tryezë dhe gjëra të tilla, por mamaja ime luftoi shumë për mua duke thënë: ” Vajza ime nuk do të martohet “- tha ajo
Ajo nxori albumin e ri në tregun amerikan por nuk ka arritur të kryesojë top listat. Rexha u tregua mjaft e sinqertë kur u shpreh se ishte e mërzitur me klasifikimet në të cilën renditej albumi i fundit i saj. “Këngët në këtë album janë më personale”, ka deklaruar këngëtarja, “pasi flasin për problemet me shëndetin mendor”.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- Një klip nga episodi i ardhshëm Keeping Up With the Kardashians tregon yjet e realitetit duke u grindur. Debati mes motrave ka nisur pasi Kourtney pretend...
SHBA– U bë një ndër videot më virale në “youtube” dhe pas 14 vitesh videoja legjendare “Charlie Bit My Finger” (Çarli me kafshoi gishtin) do të dalë në a...
HOLANDË– Konkursi i 65-të i këngës europiane, i cili njihet ndryshe si ‘Eurovision’, natën e sotme do të zhvillojë dhe gjysmëfinalen e dytë, ku do të këndo...
HOLANDË– Konkursi i 65-të i këngës europiane, e cila njihet ndryshe si Eurovision, natën e sotme do të zhvillojë dhe gjysmëfinalen e dytë, ku do të këndojë...
SHBA-Aktorja Salma Hayek ka folur së fundmi për betejën e saj me Covid-19. Në një intervistë për Variety, ajo tha se u infektua me virusin sapo pandemia kishte ...
SHBA-Dj Greg, i ftuar në “Radio 1 Morning Show” tregoi se Dua Lipa ishte shfaqur në një reklamë për spektaklin “X Factor” në vitin 2013, ku ajo këndoi një pjesë...
TIRANË– E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “E ardhmja është vajzë”, këngëtarja Era Rusi foli për momentet e fundit me gjyshen e saj, e cila ndër...