Art&Argëtim

Floriana Garo lë pas ‘aventurën’ në Partinë Demokratike, kthehet në Zvicër dhe rinis jetën aty ku e la 

20 Maj 2021, 12:46 Nga DOSJA
Floriana Garo lë pas ‘aventurën’ në Partinë

ZVICËR– Moderatorja dhe sipërmarrsja Floriana Garo ka lënë pas ‘aventurën’ disa javore në Partinë Demokratike dhe i është rikthyer jetës së mëparshme, në Zvicër, në biznesin e saj ‘Bonafide’.

Para disa orësh, ish-missi ka publikuar një foto me një prej partnereve të saj në biznes duke lënë të kuptohet se i është kthyer jetës së saj atje.

Ajo që vihet re është se Floriana ka fshirë dhe emërtimin e mëparshëm si zëdhënëse e fushatës së PD-së në bion e saj të Instagramit, duke vendosur informacionet e hershme si prezantuese dhe linkun e biznesit të saj.

Nuk dihet zyrtarisht, por shenjat thonë që Garo mund të jetë rikthyer sërish në Zvicër. Kujtojmë që në nisje të fushatës, ajo u shpreh se do të kthehej në Shqipëri së bashku me fëmijët dhe partnerin. Mbase planet vlenin vetëm nëse Partia Demokratike do të vinte në pushtet .

(o.l./dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz floriana garo floriana garo

Sondazh

Poll