Art&Argëtim

Këngëtarja shqiptare Njomza godet sërisht, krah emrave më të mirë ndërkombëtarë në “Lollapalooza”

20 Maj 2021, 13:21 Nga DOSJA
Këngëtarja shqiptare Njomza godet sërisht, krah emrave më

ÇIKAGO– Festivali katër-ditor në Çikago ‘Lollapalooza’ mbledh emrat më të mira të skenës muzikore.Ai është  një prej festivaleve më të mëdha të muzikës në botë. Festivali gjigand, i cili mbledh artistët më të famshëm të tregut muzikor dhe jo vetëm, do të mbahet nga data 29 korrik deri më 1 gusht.

Këngëtarja shqiptare Njomza, e cila po korr suksese të njëpasnjëshme ka njoftuar pjesëmarrjen në ‘Lollapalooza’. Krah saj do të performojnë edhe emra si Foo Fighters, Post Malone, Miley Cyrus, Dababy, Megan Thee Stallion etj.

Njomza Vitia është një nga këngëtaret më premtuese shqiptare në tregun ndërkombëtar. Ajo ka shkruar për Ariana Grande këngë si “Thank U, Next” dhe “7 Rings”, dhe u zbulua nga Mac Miller e më pas nënshkroi kontratë në kompaninë e tij muzikore Most Dope.

Lollapalooza është një festival i përvitshëm në Çikago, Illinois, në Grant Park, i cili u mbajt për herë të parë në vitin 1991 dhe më pas u zgjerua në vende të tjera. Në të kanë performuar më parë edhe Dua Lipa, Bebe Rexha, Gashi etj.

(o.l./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz festivali 'lollapalooza' njomeza festivali 'lollapalooza' njomeza

Sondazh

Poll