Art&Argëtim

Nata e dytë Eurovision-it, Anxhela Peristeri bëhet gati të shkëlqejë sonte në skenën e madhe!

20 Maj 2021, 13:26 Nga DOSJA
Nata e dytë Eurovision-it, Anxhela Peristeri bëhet gati të

HOLANDË– Konkursi i 65-të i këngës europiane, e cila njihet ndryshe si Eurovision, natën e sotme do të zhvillojë dhe gjysmëfinalen e dytë, ku do të këndojë dhe Anxhela Peristeri e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën ‘Karma.’ Natën e sotme do të performojnë 17 vende, ku Shqipëria do të jetë e 11-ta.

Anxhela ka marrë komente të shumta për vokalin e saj por edhe për looku-n e saj me të cilin parakaloi në tapetin blu. Të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë kufinjve kanë mundësi të votojnë sa më shumë sot për të bër të mundur që Shqipëria të shkojë në finale.

Tema për Konkursin e 65-të të Këngës në Eurovision do të mbetet e njëjtë – ‘Open Up’ e cila ka për qëlllim të përcjellë mesazhin që  njerëzit të hapen me të tjerët, me mendime të ndryshme, historitë e njëri-tjetrit dheme muzikën e njëri-tjetrit. Dizajni i logos është frymëzuar nga harta botërore me Roterdamin si zemra rrahëse e Evropës në maj 2021.

Finalja e Madhe zhvillohet më 22 maj 2021.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz anxhela peristeri eurovision 2021 anxhela peristeri eurovision 2021

Sondazh

Poll