KËRKESA/ Studentët letër ministres Kushi: Përgjysmo tarifat e studimit, s’kemi qenë në auditore
20 Maj 2021, 16:09Nga DOSJA
TIRANË– Studentët e Universitetit të Tiranës i kanë dërguar një letër ministres së Arsimit, Evish Kushi ku kërkojnë përgjysmimin e tarifave të këtij viti akademik, ku mësimi është zhvilluar online.
Në kërkesën e drejtuar Ministrisë së Arsimit, studentët shprehen se tarifat duhen përgjysmuar sepse gjatë gjithë vitit nuk kanë qenë prezentë në auditore dhe janë detyruar të paguajnë për të siguruar aksesin në interent.
Letra e plotë e studentëve, drejtuar ministres Evis Kushi
“Drejtuar: Znj, Evis Kushi, Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve
Duke marrë shkas nga një njoftim i bërë publik në faqen e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në lidhje me mandat-pagesat e tarifave të studimit, konstatojmë se ky është një njoftim i nxituar dhe i pakonsultuar për mundësinë e rishikimit të tarifave të studimit.
Nisur nga kushtet në të cilat shkoi ky vit mësimor, ne e shohim të udhës që tarifat e studimit të të dyja cikleve të studimit Bachelor dhe Master të përgjysmohen pa dallim për të gjithë studentët.
Këtë kërkesë ne e bazojmë dhe argumentojmë duke sjellë në vëmendje cilësinë e shërbimit të mësimdhënies online.
Për ne është e papranueshme që të paguajmë tarifa të plota studimi, për një vit akademik kur:
1- Shumë familje u prekën ekonomikisht nga pandemi, duke humbur edhe punën e tyre. Në mungesë të të ardhurave, bëhet e pamundur pagesa e plotë e tarifës së studimeve.
2-Gjithë vitin akademik nuk kemi qenë në auditore dhe jemi detyruar të paguajmë paketa interenti për të patur akses në mësimin online, dhe përsëri ka qenë e pjesshme.
3- Krahasimisht me procesin mësimor në auditore, mësimi online ka qenë diskriminues dhe i paplotë.
Bazuar në argumentet e parashtruara më sipër ne kërkojmë që Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me instancat e tjera të Arsimit të Lartë përgjegjëse për administrimin e buxhetit të bëjnë të mundur përgjysmimin e tarifave të studimit për të dyja ciklet Bachelor dhe Master për këtë vit akademik.
Në pritje të përgjigjes tuaj.”
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– 2 të vdekur dhe 49 raste të reja, ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë për 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se...
KOSOVË– Drejtori i Përgjithsëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka pritur sot në takim homologun shqiptar, Ardi Veliun.Faqja zyrtare e policisë...
FIER– Gërmimet për varret masive jashtë murit rrethues të qytetit antik të Apolonisë do të vazhdojnë. Mendohet që varreza i përket shekullit të tretë të ...
TIRANË– Procesi i vaksinimit me dozat kineze në vendin tonë ka hasur probleme gjatë ditëve të fundit. Pikat e regjistrimit për marrjen e vaksinës ditën e s...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në një status në profilin e tij në Facebook, Hox...
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ose e njohur ndryshe si GJKKO, ka dënuar me 2 vite burg ish-kryeprokurorin e...
TIRANË– Babai i shoferit 21-vjeçar të arrestuar dje nga policia pas kapjes së një sasie prej 123 mijë e 460 paundësh dhe 280 stërlinash ka folur për...