Sërish ulje rastesh! Ministria e Shëndetësisë bën bilancin: Dy viktima dhe 23 raste të reja me COVID-19
20 Maj 2021, 15:05Nga DOSJA
TIRANË– 2 të vdekur dhe 49 raste të reja, ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë për 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 65-84 vjeç. Nga 3093 testime të kryera vetëm 24 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa janë shëruar 629 të tjerë. Në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësië:
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3093 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Korçë, nga 3 raste në Shkodër, Skrapar, nga 2 raste në Malësi e Madhe, Librazhd, nga 1 rast në Tiranë, Fier, Devoll, Lezhë, Mirditë, Berat, Pogradec, Sarandë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 629 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,869 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 65-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Statistika (20 Maj 2021) Raste të reja ditore 23 Të shëruar në 24 orë 629 Të shtruar në spitale 68 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 3,093
Testime totale 688,709 Raste pozitive 132,118 Raste të shëruara 127,869 Raste Aktive 1,809 Humbje jete 2,440
KOSOVË– Drejtori i Përgjithsëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka pritur sot në takim homologun shqiptar, Ardi Veliun.Faqja zyrtare e policisë...
FIER– Gërmimet për varret masive jashtë murit rrethues të qytetit antik të Apolonisë do të vazhdojnë. Mendohet që varreza i përket shekullit të tretë të ...
TIRANË– Procesi i vaksinimit me dozat kineze në vendin tonë ka hasur probleme gjatë ditëve të fundit. Pikat e regjistrimit për marrjen e vaksinës ditën e s...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në një status në profilin e tij në Facebook, Hox...
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ose e njohur ndryshe si GJKKO, ka dënuar me 2 vite burg ish-kryeprokurorin e...
TIRANË– Babai i shoferit 21-vjeçar të arrestuar dje nga policia pas kapjes së një sasie prej 123 mijë e 460 paundësh dhe 280 stërlinash ka folur për...