Politike

U shpall non-grata, Berisha u hap luftë SHBA-ve, padit Blinken për shpifje

20 Maj 2021, 16:03 Nga DOSJA
U shpall non-grata, Berisha u hap luftë SHBA-ve, padit Blinken për

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet në Gjykatën e Parisit me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Një ditë pasi Blinken zyrtarizoi shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Berisha dhe të familjarëve të tij, vetë ish-lideri i bluve lajmëroi sek a urdhëruar avokatin e tij francez që të ngrejë padi në Fracnë ndaj Blinken.

Berisha tha se Blinken nuk ka imunitet në momentin që përfshihet në një lojë politike dhe cënon dinjitetin e një tjetër personi, në këtë rast të ish-kryeministrit, si dhe tejkalon kompetencat e një ministri dhe ato që i lejon posti që mban.

“Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën time politke, po të shkoni më tutje, që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit dhe që ditën e djeshme, nuk ka njeri në botë që mund të thotë që kam qenë apo jam i implikuar në një aferë të çfarëdoshme korruptive. Kam udhëzuar avokatin tim që të padisë për shpifje. Blinken mundet të mendojë se është i mbrojtur, por nuk është ashtu. Padia është ngritur nga avokati im francez, në Francë. Jam konsultuar me të dhe jam i sigurtë që Blinken nuk ka imunitet. Ai është bërë pjesë e një parodie. Zoti Blinken mundet të pretendojë se si pas rregullave si ministër i punëve të jashtme, ai përfiton nga imuniteti, kjo është gënjeshtër. Imuniteti sot vlerësohet nga gjykatat në një mënyrë relative, ç’ka do të thotë se sekretari Blinken është i mbrojtur nga imuniteti kur ai kryen akte normale në ushtrimin e funksionit, por duke filluar nga momenti kur Blinken bëhet autori i një komenti, parodie dhe montazhi politik për të më dëmtuar mua, kjo nuk hyn në funksionet e një ministri. Avokati im më ka thënë se zoti Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet ndaj dhe do ta padis dhe do të dënohet nga gjykata e Parisit në të cilën është ngritur padia nga avokati im. Jam një admirues i pakufishëm i vendit të madh të lirisë, aleatit kryesor të kombit shqiptar. Çështja e dinjitetit është çështja më thelbësore e njeriut. Nëse i prek tjetrit nderin dhe dinjitetin ti e zhvlerëson atë për vetën e tij, familjen dhe miqtë e tij. Unë kam qenë president i republike, kryeministër dhe kam qenë përgjegjës për dinjitetin e këtij populli dhe jam përpjekur të bëjë gjithçka për nderimin e këtij dinjiteti. Sot jam qytetar privat dhe jam përgjegjës për dinjitetin tim,”- tha Berisha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Non-grata në SHBA/ Berisha padit për shpifje sekretarin Blinken: Gjyq në Francë! Të nxjerrin provat jo montimet në zyrën e Ramës! S’iki nga PD, beteja ime, për dinjitet!

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike berisha konference 20 maj sali berisha sali berisha shpallet non-grata berisha konference 20 maj sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll