Politike

Plas sherri në KAS! “Je më i vogli dhe më cubi këtu”, Rusmajli kërkon t’i mbyllë mikrofonin Logut, përfaqësuesi i

20 Maj 2021, 15:15 Nga DOSJA
Plas sherri në KAS! “Je më i vogli dhe më cubi

TIRANË– Përplasje në KAS. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Marash Logu ka kërkuar pamjet filmike për një votë që sipas tyre është e identifikueshme. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, Logu ngriti zërin dhe kërkoi pamjet.

Ai u kundërshtua nga Ilir Rusmajli, i cili madje shtoi se Logu është më i riu në moshë por që tregon njësjellje prej cubi. Rusmajli kërkoi madje dhe që t’i mbyllej mokrofoni Logut, gjë që u kundërshtua nga ky i fundit.


Pjesë nga debati:

Marash Logu: Është një votë…zoti Rusmajli

Ilir Rusmajli: Ju kërkoj edhe njëherë të ruani etikën…

Marash Logu:Tani edhe njëherë sepse ju po ju drejtohem, ka një fletë që është e identifikueshme sepse përmendet rruga “Juli”

Ilir Rusmajli: E kuptuam të gjithë, u mor vendim me shumicë votash

Marash Logu:Po ne duam pamjet sepse na duhen për Kolegjin Zgjedhor.

Ilir Rusmajli: Formuloni kërkesën në përputhje me manualin.

Marash Logu:Ja e themi në seancë, kërkesa jonë është të marrim pamjet filike

Ilir Rusmajli: Kërkesa juaj do bazë ligjore

Marash Logu:Gjejeni ju bazën ligjore

Ilir Rusmajli: Mbyllja pak

Marash Logu:Ta mbylli ty morë zotëri, pse mua

Ilir Rusmajli: Po flet një anëtar i komisionit dhe nuk ke respekt. Je më i vogli këtu dhe ccuditërisht me një sjellje prej cubi. Çdo kërkesë do plotësohe, hap manuelin dhe gjej bazën ligjore.

LAJM KRYESOR:Hapja e kutive/ Ndahet mandati për 77 vota, KAS pranon kërkesën e LSI, vendos: Rinumërim të 114 kutive në Berat, por vetëm për partinë! PD kërkon paligjshmëri për Vlorën, rrëzohet kërkesa

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir rusmajli kas 20 maj 2021 marash logu ilir rusmajli kas 20 maj 2021 marash logu

Sondazh

Poll