Politike

E quante ‘burrë shteti’, Arvizu reagon pasi Berisha u shpall non-grata nga SHBA-të: Një bombë për politikën shqiptare

20 Maj 2021, 14:25 Nga DOSJA
E quante ‘burrë shteti’, Arvizu reagon pasi Berisha u shpall

TIRANË– Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu e ka cilësuar një bombë për politikën shqiptare.

Në një prononcim për MCNTV, Arvizu nuk preferoi të shtonte asnjë fjalë më tej, lidhur me vendimin e DASH për të futur familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në ‘listën e zezë’.

“Vendimi ishte një bombë për politikën shqiptare,”- tha Arvizu shkurtimisht.

Në janar të vitit 2011, pas datës 21, Arvizu i doli në mbrojtje Berishës dhe e konsideroi atë një ‘burrë shteti’ ndërsa kërkoi që Edi Rama, të tërhiqej nga protestat.

Deklarata e Arvizu:

Çfarë ndodhi dje?

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aleksandër arvizu sali berisha shpallet non-grata aleksandër arvizu sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll