Politike

Grupi ‘Për PD-në’ propozon dy emra të rinj për kryetar të Partisë Demokratike, kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve: 13 qe

20 Maj 2021, 12:26 Nga DOSJA
Grupi ‘Për PD-në’ propozon dy emra të rinj për

TIRANË– Grupi ‘Për PD-në’, i cili përbëhet nga Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha mësohet se do të propozojnë dy emra për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Dosja.al mëson se ditën e nesërme do të dorëzohen pranë selisë blu dy kandidaturat, ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi dhe ish-anëtarja e kryesisë, Edith Harxhi. Afati përfundimtar për dorëzimin e kandidaturave është kjo e shtunë, ndërsa të dielën kryesia pritet të miratojë kandidatët e propozuar për kreun e PD.

Po ashtu, anëtarët e grupit ‘anti-Basha’ i janw drejtuar sot me një kërkesë kryedemokratit Lulzim Basha dhe Kryesisë së selisë blu, ku kanw kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve për drejtuesin e partisë, e caktuar më 13 qershor.

Në kërkesë, grupi “Për PD”-në thekson se data 13 qershor 2021 për zgjedhjen e kryetarit të partisë është në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike.

Kërkesa e grupit “Për PD-në”:

Ne, pjesëtarët e grupit “Për PD”, në Partinë Demokratike, në vijim të Deklaratës sonë dt. 17 maj 2021, mbetetmi të bindur dhe ripohojmë se: “Nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë, por eleminimin e debatit në rradhët e partisë dhe të një gare të hapur. Vendimi i Këshillit Kombëtar për hapjen e parakohshme të zgjedhjeve është i pajustifikuar.”. Për këtë arsye gjykojmë se është në dobi të Partisë Demokratike të mirëkuptohet dhe të trajtohet me përgjegjësinë e duhur politike dhe institucionale kërkesa jonë, e cila është: Shtyrja e datës për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, caktuar për në datën 13 qershor 2021.

Mbetemi të bindur dhe gjykojmë me përgjegjësi se caktimi i datës 13 qershor 2021 për zgjedhjen e kryetarit të partisë, është në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike. Një vendim i tillë paragjykon, ende pa filluar gara zgjedhore, rezultatin e saj! Aq më tepër dhe sidomos sepse një afrim i tillë i datës, duke ju shmangur datës 22 korrik 2021, të parashikuar nga Statuti i Partisë Demokratike të Shqipërisë si data më e afërt për zhvillimin e zgjedhjeve, nuk bazohet në asnjë përcaktim statutor dhe/ose nevojë të qenësishme, të kushtëzuar nga gjendja dhe zhvillimet politike. Përkundrazi, gjykojmë se mundësimi i shtyrjes së datës së zgjedhje dhe zhvillimit të fushatës zgjedhore për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në një kohë politikisht më të përshtatshme, duke pasur parasysh zhvillimet, është në dobi jo vetëm të Partisë, por edhe të vendit dhe të kombit tonë.

Ne, pjesëtarët e grupit “Për PD”, në Partinë Demokratike të Shqipërisë, paraqesim këtë Kërkesë, të bindur dhe të përgjegjshëm se mundësimi dhe zhvillimi i një gare zgjedhore të ndershme dhe të besueshme për kryetarin e Partisë Demokratike i shërben, në rradhë të parë dhe sidomos, vetë Partisë, antarëve dhe mbështetësve të saj, por edhe Shqipërisë dhe kombit tonë. Duke mbetur në pritje të përgjigjes, shprehim edhe një herë gjithë përkushtimin tonë për të marrë pjesë me përgjegjësi në reformimin e thellë dhe të domosdoshëm të Partisë Demokratike të Shqipërisë, për t’a ribërë atë mbartësen e shpresës së humbur të shqiptarëve, si në vitin 1990, shprehësen politike dhe institucionale të vlerave më të mira që dallojnë një parti të qendrës së djathtë, si dhe vlerave të popullit dhe kombit shqiptar!

Partia Demokratike vendosi zyrtarisht të votojë për kryetar më 13 qershor, pas një mbledhjeje të mbajtur me të gjithë anëtarët më 16 maj. Lulzim Basha ka konfirmuar se do të rikandidojë për postin, ndërsa përballë deri më tani ka zyrtarisht vetëm Fatbardh Kadillin. Procesi i zgjedhjes brenda partisë do të qëndrojë i hapur deri më 22 maj, ndërsa më 23 do të duhet që të gjitha kandidaturat të depozitohen zyrtarisht. Pasi të jenë depozituar kandidaturat, fushata për kreun e ri të PD-së do të zhvillohet mes datave 24 maj dhe 11 qershor. Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Jemin Gjana, ndërsa antarësia do të përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo. Nërsa ndihmësat do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. 

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike doreheqja e lulzim bashes edith harxhi grupi per pd ibsen elezi doreheqja e lulzim bashes edith harxhi grupi per pd ibsen elezi

Sondazh

Poll