Bota

Raporti/ Gjetja dhe prodhimi i vaksinave ndaj Covid-19 solli 9 miliarderë të rinj

20 Maj 2021, 10:57 Nga DOSJA
Raporti/ Gjetja dhe prodhimi i vaksinave ndaj Covid-19 solli 9 miliarderë

SHBA– Fitimet nga vaksinat e Covid-19 kanë ndihmuar të paktën nëntë njerëz të bëhen miliarderë, tha një grup fushate të enjten, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund “kontrollit monopol” të korporatave farmaceutike në teknologjinë e vaksinave.

Midis tyre, nëntë miliarderë të rinj kanë një pasuri të kombinuar neto prej 19.3 miliardë dollarësh (15.8 miliardë euro), e mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht të gjithë njerëzit në vendet me të ardhura të ulëta 1.3 herë”,- tha Aleanca e Vaksinave të Popullit në një deklaratë.

Sipas Guardian, Aleanca, një rrjet i organizatave dhe aktivistëve që bëjnë fushatë për t’i dhënë fund të drejtave të pronës dhe patentave për inokulimet, thanë se shifrat e saj bazoheshin në të dhënat e Listës së Pasur të Forbes.

Këta miliarderë janë fytyra njerëzore e fitimeve të mëdha që po bëjnë shumë korporata farmaceutike nga monopoli që mbajnë në këto vaksina,”- tha Anna Marriott nga bamirësia Oxfam, e cila është pjesë e aleancës.

Përveç mega të pasurëve të rinj, tetë miliarderë ekzistues kanë parë pasurinë e tyre të kombinuar të rritet me 32.2 miliardë dollarë falë shpërndarjes së vaksinave, tha aleanca.

Në krye të listës së miliarderëve të rinj të vaksinave ishin CEO i Moderna, Stephane Bancel dhe homologu i tij i BioNTech, Ugur Sahin.

Tre neobiliarderë të tjerë janë bashkëthemelues të kompanisë kineze të vaksinave CanSino Biologics.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota anna marriott stephane bancel ugur sahin vaksinat anna marriott stephane bancel ugur sahin vaksinat

Sondazh

Poll

Bota 20 Maj 2021, 09:20

MAQEDONIA E VERIUT– Ka ndërruar jetë në spital pas 1 jave lufte me vdekjen 24-vjeçari, Ergin Iseni, i plagosur rëndë në incidentin e 12 majit në Butel të...