Bota

Kurtit nuk ‘i’a nxë goja’ emrin e Thaçit: Titullari i atëhershëm i institucioneve të Kosovës firmosi një marrëvesh

20 Maj 2021, 10:12 Nga DOSJA
Kurtit nuk ‘i’a nxë goja’ emrin e Thaçit:

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Fadil Nura në Kuvend në lidhje takimit që ai zhvilloi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jen Stoltenberg.

Në fjalën e tij Kurti nuk përmendi emrin e Hashim Thaçit, teksa e quajti ‘titullari i atëhershëm i institucioneve të Kosovës’ kur foli mbi marrëveshjen me NATO-n.

Marrëveshja në fjalë ka qenë dhe vazhdon të mbetet e dëmshme për interesat e Kosovës. Unë qëndroj prapa asaj që kam deklaruar. Unë nuk kam akuzuar sekretarin e NATO-së, për shkëmbimin e letrave, dhe nuk mund të kërkojë llogari prej tij, por kam akuzuar titullarin e atëhershëm te institucioneve të Kosovës që ka vënë nënshkrimin në një marrëveshje të tillë”,- deklaroi Kurti në Kuvend.

Kryeministri theksoi se kjo është një e keqe e madhe që nuk mund të rregullohet me një takim.

Marrëdhëniet me NATO do të thellohen nuk keni pse shqetësoheni. Më 19 prill 2013, ish kryeministri i Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me kryeministrin e Serbisë, aty janë rrënjët e së keqes. Njëra marrëveshje është bërë publike kurse tjetra jo ”, theksoi ai.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti hashim thaci jen stoltenberg nato ne kosove albin kurti hashim thaci jen stoltenberg nato ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 20 Maj 2021, 09:20

MAQEDONIA E VERIUT– Ka ndërruar jetë në spital pas 1 jave lufte me vdekjen 24-vjeçari, Ergin Iseni, i plagosur rëndë në incidentin e 12 majit në Butel të...