Bota

20 Maj 2021, 09:20 Nga DOSJA

MAQEDONIA E VERIUT– Ka ndërruar jetë në spital pas 1 jave lufte me vdekjen 24-vjeçari, Ergin Iseni, i plagosur rëndë në incidentin e 12 majit në Butel të Shkupit.

Sipas Alsat, përleshja e armatosur ndodhi mbrëmjen e 12 majit në Butel ku mbeti i vrarë në vend 43-vjeçari Kamber Idrizi, ndërsa lëndime të rënda mori nipi i tij Ergin Iseni ku ndërroi jetë sot në spital.

Në drejtim të automjetit të 43-vjeçarit atë natë janë shtënë më shumë se 80 plumba, 6 prej të cilëve kishte marrë edhe 24-vjeçari Iseni.

Mësohet se viktima në momentin e krimit ishte brenda makinës së tij tip “Golf 7” e parkuar pranë një parkimi restoranti. Dyshohet se autorët e kanë pritur viktimën deri sa ka ardhur në parkim ndërsa më pas i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ergin iseni kamber idrizi ergin iseni kamber idrizi

Sondazh

Poll