Aktualitet

A mund ta apelojë Berisha vendimin e DASH? Gazetarja e VOA: S’ka asnjë shans!

20 Maj 2021, 07:47 Nga DOSJA
A mund ta apelojë Berisha vendimin e DASH? Gazetarja e VOA: S’ka

TIRANË- Vendimi i DASH për të mos lejuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të ish-Kryeministrit Berisha dhe familjes së tij kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh dhe diskutimesh. Gazetarja e Zërit të Amerikës Keida Kostreci tha gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion, se “Zëri i Amerikës” ishte informuar mbi këtë vendim, vetëm pak momente përpara se lajmi të bëhej publik në rrjet.

Kostreci tha se sipas informacioneve që dispononte vendimi nuk ka qenë i menjëhershëm, por ishte marr kohë më parë.

“Por me ata persona që ne kemi komunikuar na është thënë që vendimi nuk është marrë sot për nesër, kjo do të thotë që vendimi është marrë kohë më para”, tha Kostreci.

E pyetur nëse ka një mundësi apelimi mbi vendimin, gazetarja tha se shpallja e një personi “non grata” nuk mund të apelohet pasi nuk është një vendim gjykate.

Nuk është vendim gjykate, nuk ka si të apelohet. Mund të përpiqesh ta bësh, por përderisa është përfolur se një gjë e tillë për këtë rast, do të thotë se informacioni është mbledhur për një kohë të gjatë. Mendja ta do që një Sekretar Shteti ka informacione të shumta. Shumë nga ata që janë vënë në lista të tilla e kanë kundërshtuar”, u shpreh Kostreci.

Marrë nga Opinion.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet keida kostreci sali berisha shpallet non-grata keida kostreci sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2021, 07:09

RINAS– Një armë zjarri është gjetur e hedhur pranë zonës së RInasit. Efektivë të Policisë së Shtetit kanë vënë re se në rrotullimin e aeroportit është pikasur n...