Politike

Hapja e kutive/ Ndahet mandati për 74 vota, KAS pranon kërkesën e LSI, vendos: Rinumërim të 114 kutive në Berat, por vetë

20 Maj 2021, 07:44 Nga DOSJA
Hapja e kutive/ Ndahet mandati për 74 vota, KAS pranon kërkesën e

TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur që të hapë dhe rinumërojë 114 kuti të qarkut të Beratit, por ka rrëzuar kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Vlorë. Vendimet janë marrë në mbledhjen e sotme me shumicë votash nga anëtarët e KAS.

Gjatë mbledhjes është sqaruar se rinumërimi në Berat do të bëhet vetëm për subjektin politik dhe jo kandidatët. Pas pranimit të kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat, për rinumërim të votave, transporti dhe çelja e kutive ka nisur që prej orës 14:00. dhe deri më tani janë numëruar 46 kuti. 

Nga numërimi ka rezultuar se Lëvizja Socialiste ka rikuperuar 3 vota, ndërsa Partia Socialiste është rritur me 6 vota të tjera. Tashmë LSI-së i duhen edhe 74 vota në mënyrë që të rrëmbejë mandatin. Nesër pritet që të vijojë rinumërimi i kutive të votimit për 68 kuti të e mbetura.

Pas marrjes së vendimit për qarkun e Beratit, KAS rrëzoi kërkesën e LSI dhe PD për pavlefshmëri në zgjedhje, edhe pse këta të fundit paraqitën me fakte se 23 persona kanë përdorur shenjën e gishtit për 60 qytetarë. Kërkesa, e cila u mbështet edhe nga LSI, u shoqërua me debate dhe përplasje mes juristit të PD-së, Marash Logut dhe anëtarit të KAS, Ilir Rusmajli. 

Çfarë ndodhi dje në KAS?

KAS rrëzoi dje kërkesat e PD dhe LSI për rivotim dhe rinumërim në qarkun e Gjirokastrës. KAS i quajti si të pamjaftueshme denoncimet e partive opozitare për shkelje në procesin e votimit dhe në pajisjen e PEI. PD dhe LSI kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe, në 5 nga të cilat, LSI ndryshe nga PD kërkon rivlerësim dhe rinumërim.

Debate ka pasur për disa shkelje në Gjirokastër dhe Berat ku disa votuesë rezulton se kishin vendosur shenjat e gishtave për më shumë se 1 herë. Por sipas nënkomisioneres shtetërore të zgjedhjeve, Lealba Pelinku e zgjedhur nga PD, këto regjistrime në PEI kanë ndodhur nga operatorët teknikë dhe administrata zgjedhore e KQZ që ka vendosur shenjën e gishtit disa herë për t’ja treguar votuesve.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 19 maj 2021 kas 20 maj 2021 kas 19 maj 2021 kas 20 maj 2021

Sondazh

Poll