Bota

‘‘I sëmurë rëndë’/ Silvio Berlusconi nuk shfaq përmirësim në gjendjen shëndetësore, ndodhet në kufirin e for

20 Maj 2021, 06:51 Nga DOSJA
‘‘I sëmurë rëndë’/ Silvio Berlusconi nuk

ITALI– Silvio Berlusconi është në kufirin e forcës së tij. Gjendja e tij imune është shkaktuar nga pasojat e Covid të cilat shtohen në një sëmundje kronike inflamatore dhe shqetësime të ritmit të zemrës .

Ish-kryeministri është i sëmurë rëndë dhe gjyqi i tij me akuzat e korrupsionit të dëshmitarëve ndaj çështjes së prostitucionit, është pezulluar përkohësisht.

Sipas mediave të huaja, prokurorja Tiziana Siciliano, në një deklaratë për mediat tha se ai vuan nga një sëmundje e rëndë të cilën mund ta verifikojnë certifikatat mjekësore, ndërsa avokati i tij tha se ai po mbahet nën kujdesin mjekësor nga shtëpia.

“Ne patjetër besojmë se Berlusconi është i sëmurë rëndë dhe vuan nga një sëmundje serioze. Kjo është ajo që tregojnë certifikatat mjekësore dhe konsulencat” -tha prokurorja Siciliano. Ish kryeministri akuzohet se i ka dhënë ryshfet dëshmitarëve për të heshtur në lidhje me çështjen e prostitucionit me të mitur, që në vitin 2013.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni silvio berluskoni silvio berluskoni

Sondazh

Poll