Aktualitet

‘Ishte si i Gërdecit!’/ Qytetarët ndjenë shpërthim të fuqishëm në Tiranë, vihen në PANIK dhe telefonojnë policinë

19 Maj 2021, 11:39 Nga DOSJA
‘Ishte si i Gërdecit!’/ Qytetarët ndjenë

TIRANË– Qytetarët në Tiranë ndjenë ditën e sotme një shpërthim të fuqishëm. Sipas tyre, shpërthimi u ndje në shumë zona të kryeqytetitm në rrugën e Elbasanit, Don Bosko, Allias, stadiumi Dinamo dhe në shumë zona të tjera. Zhurmën ata e krahasuan me atë të Gërdecit. Në rrëfimet që kanë bërë nëpër rrjete sociale, shpërthimi ka shkaktuar përplasje të të gjithë dyerve e dritareve, duke u shtruar frikën për sigurinë.

Ndërkohë nga ana tjetër, të shqetësuar për shpërthimin që kanë ndjerë, linja e Policisë është “dyndur” me telefonata. Të përfshirë nga paniku, ata kanë kërkuar informacion për shpërthimin e ndodhur. Nga ana e saj Policia ka raportuar se ka zbritur në terren dhe ka nisur inspektimet për të gjetur shkakun e panikut, por nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Mirëpo, Dosja.al mëson se ajo që ndodhi ishte thjesht një zhurmë e që krijohet kur kalon pranë një avion. E pikërisht në Tiranë kanë kaluar avionët e NATOS të cilët kanë kryer stërvitjen. Ata kanë fluturuar në lartësi të larta, dhe zhurma që krijuan ishte e madhe duke krijuar përshtypjen e një shpërthimi. Në momentin që avioni afrohet pranë banesave ndodh nje efekt si shpërthim.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shperthim i forte ne tirane shperthim i forte ne tirane

Sondazh

Poll