“E rrëmbyen, i dhanë drogë dhe…”/ Detajet tronditëse nga përdhunimi në grup i 15-vjeçares në Lezhë: E kërcënuan
19 Maj 2021, 10:54Nga DOSJA
LEZHË– Zbardhen detaje shokuese nga përdhunimi në grup i 15-vjeçares në Lezhë.
‘Balkanweb’ bën të ditur e mitura dhe familjarët e saj janë të tronditur nga ngjarja dhe vetëm qajnë. Gazetarja bën të ditur se vajza nuk mban mend asgjë. Mësohet se 5 personat i kanë dhënë një telefon e më pas i kanë thënë se i duhet përgjigjur për çdo rast pasi në të kundërt do ti vrasin motrën dhe familjarët.
“E kanë kërcënuar me armë, i kanë dhënë lëndë narkotike, e kanë rrëmbyer teksa po kthehej nga shkolla, e kanë çuar larg fshatit. Ata e kanë rrëmbyer me një makinë, ku i kanë dhënë diçka për të pirë. Vajza ka thënë se nuk mban mend pastaj asgjë. Pasi e kanë abuzuar, ata i kanë dhënë një telefon dhe i kanë thënë të përgjigjet në çdo rast, pasi në të kundërt do t’i vrasin motrën, familjarët. Unë isha te familja, ata janë në gjendje shumë të rënduar, vetëm qajnë”, tha gazetarja.
Ngjarja e rëndë u bë e ditur ditën e djeshme. 5 personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kanë shantazhuar vazhdimisht me foto dhe video në rrjetet sociale, duke e detyruar që të kryejë marëdhënie seksuale me dhunë. Artan Kaçorri 31-vjeç, Albert Molla, Ermal Tarazhi 30-vjeç, Nike Lleshi 44-vjeç dhe 17 vjeçari Adrian Gjikola, janë të gjithë personat që kanë detyruar të miturën të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Njëri prej 5 personave që ka përdhunuar 15-vjeçaren në Lezhë, ka qënë i dashuri i saj.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu ka zhvilluar një takim sot me drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, Drejtorin e Departam...
POGRADEC– Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Pogradec. Bëhet e ditur se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen nr. 1, si pasojë janë ...
ITALI– Dy iranianë janë ndaluar nga autoritetet e policisë doganore e të Guardia di Finanza italiane pasi lëviznin me vete me 3 flakone të vaksinës Astrazeneca ...
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona pasi ka kryer vepra të ndryshme penale. Mes tyre është ndaluar dhe Florian Mansaku i cili ka qënë i ...
TIRANË-Ambasada italiane ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptare të cilët duan të udhëtojnë drejt Italisë.Sipas njoftimit të ambasadës v...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 17 vite burg për ish-nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelajn, i cili akuzohet se ka marrë pj...
FIER– Ditën e sotme janë arrestuar 3 persona në Mallakastër të Fierit pasi janë kapur në flagrancë duke kultivuar sasi të konsiderueshme të bimëve narkotike të ...