Aktualitet

Bashkimi Europian hap kufijtë për të gjithë personat e vaksinuar plotësisht

19 Maj 2021, 11:08 Nga DOSJA
Bashkimi Europian hap kufijtë për të gjithë personat e

BRUKSEL– Vendet anëtare të BE kanë rënë dakord që kufijtë e bllokut duhet të hapen përsëri për udhëtarët nga e gjitha bota që janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, thanë burimet evropiane për Reuters.

Sipas Reuters, nga të dhënat e deri tanishme udhëtarët nga vende si Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të mund të udhëtojnë në shtetet anëtare të BE pa pasur nevojë të karantinohen. Vendimi, i cili është rekomanduar më herët nga Komisioni Evropian, vlen vetëm për të vaksinuarit me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave  BE ende nuk ka deklaruar nëse do të njoh edhe vaksinat kineze dhe ruse, të cilat ende nuk janë miratuar nga autoritetet evropiane.

 

#UPDATE EU member states have agreed that the bloc’s borders should re-open to travellers who have been fully vaccinated against the coronavirus, European sources said pic.twitter.com/YHdGLKGF4s

— AFP News Agency (@AFP) May 19, 2021

Masa e vendosur sot në Bruksel do të lejojë qytetarët nga më shumë vende të udhëtojnë në BE. Udhëtarëve nga vendet si Australia, Zelanda e Re, Koreja  e Jugut dhe Izraeli do tu lejohet të hyjnë union edhe nëse nuk janë të vaksinuar, por do t’u duhet të tregojnë një test negativ. Vendimi i zyrtarizuar pritet të jepet të premten.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet be hap kufijtë be hap kufijtë

Sondazh

Poll