Aktualitet

2.5 ton kanabis nga Shqipëria në Gjermani, SPAK kërkon 17 vite burg për ish-nënkomisarin Festim Lelaj

19 Maj 2021, 09:44 Nga DOSJA
2.5 ton kanabis nga Shqipëria në Gjermani, SPAK kërkon 17 vite

TIRANË– Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 17 vite burg për ish-nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelajn, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në trafikun e 2.5 ton kanabis nga Shqipëria në Gjermani.

Ish-zyrtari i Policisë që akuzohet për ‘Trafikimi i narkotikëve’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’, do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. 

Lelaj dyshohet se ka qenë organizatori i dërgesës drejt portit të Ankonës edhe të 2.5 tonëve kanabis të tjera në janar të këtij viti, të fshehura brenda një kamioni me dru. Në atë kohë,  kamioni me lëndë narkotike ishte vulosur në portin e Durrësit si mall tranzit, për t’u mos u kontrolluar më tutje në portin italian.

Sasia e madhe droge është kapur në janar 2017 brenda një kamioni në Ancona,ndërkohë policia vendase mundi të kapë vetëm shoferin. Lidhur me këtë rast policia italiane ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku përgjatë një vit hetime, është konkretizuar me prova konkrete implikimi i nënkomisarit të Policisë në grupin e trafikut të drogës.

Sipas Prokurorisë Lelaj ,ka qënë pjesë e një zinxhiri policor që janë implikuar me grupet e trafikut të drogës në Vlorë dhe se kishte njohje të afërt me shtetasin Renaldo Avduli, polici i Vlorës i shpallur në kërkim për “Trafik të narkotikëve”. Po ashtu ka dyshime të forta se Lelaj ka lidhje me grupet kriminale që kultivonin lëndën narkotike në zonën e Treblovës dhe Vezhdanishtit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet festim lelaj spak festim lelaj spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Maj 2021, 07:13

TIRANË– Miqtë e Mehmet Qemës, i cili u qëllua me armë zjarri nga miku i tij në ‘5 Maj’ në Tiranë, u mblodhën mbrëmjen e djeshme në vendin e krimit. Me lule...