Të dënuar për vrasje dhe mashtrim, ekstradohen nga Italia dy shqiptarë (EMRAT)
19 Maj 2021, 07:31Nga DOSJA
TIRANË– Dy shqiptarë do të ekstradohen nga Italia në Shqipëri, pasi ishin në kërkim për vrasje dhe mashtrim. Kështu në Itali janë kapur Ardjan Hoxhaj dhe Arian Katreli.
49 vjeçari Ardjan Hoxhaj, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim. Në vitin 1995, në qytetin e Vlorës ai ka vrarë duke e goditur me thikë në kraharor shtetasin A. A. dhe ka plagosur vëllanë e tij, shtetasin G. A.
Ndrësa, Arian Katreli, i cili është 50-vjeç, Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
NJOFTIMI:
Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Falë bashkëpunimit me homologët italianë janë kapur dhe ekstarduar nga Italia drejt vendit tonë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Është ekstraduar nga Roma/Itali drejt vendit tonë shtetasi shqiptar Ardjan Hoxhaj, 49 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.Shtetasi Ardjan Hoxhaj, në vitin 1995, në Vlorë, ka vrarë duke e goditur me thikë në kraharor shtetasin A. A. dhe ka plagosur vëllanë e tij, shtetasin G. A.Gjithashtu është kryer ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar ArianKatreli, 50 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.Personat e ekstraduar në PKK Rinas i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja lidhur me plagosjen e 60-vjeçarit në Nea Smyrni, disa ditë më parë nga një grup të rinjsh. CNN grek ka z...
Aktualitet19 Maj 2021, 07:13
TIRANË– Miqtë e Mehmet Qemës, i cili u qëllua me armë zjarri nga miku i tij në ‘5 Maj’ në Tiranë, u mblodhën mbrëmjen e djeshme në vendin e krimit. Me lule...
MILOT– Polumbarët kanë mundur që të nxjerrin nga kanali trupin e pajetë të viktimës së tretë i cili humbi jetën pas aksidentit në Milot. Trupi i Nikoll (Dritan)...
Aktualitet19 Maj 2021, 06:43
TIRANË– Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj ka analizuar kriminalitetin në Shkodër, ku vetëm pak ditë më parë u gjet pa jetë trupi i Endri Mustafës....
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë aksidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Mil...
TIRANË– Është përfshirë nga flakët një apartament në një pallat në kryqëzimin te ‘Farmacia 10’ në Tiranë. Apartameti ndodhet në katin e fundit të një ...
Në muajin Prill 2021 numërohen 104 aksidente rrugore nga 51 aksidente të ndodhura në muajin Prill 2020, duke u rritur me 103,9 %, krahasuar me të njëjtën periud...
TIRANË– Dita e sotme do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.Sipas Meteoalb, sot temperaturat do...
Të dypunësuarit, që kanë pasur të ardhura mbi 2 milionë lekë në 2019-n, krahas ndalesës nga paga gjatë vitit, kanë paguar edhe 4 milionë euro më shumë në 2020-n...