Aktualitet

Tentuan të kultivonin kanabis në Fier,  arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër

19 Maj 2021, 08:54 Nga DOSJA
Tentuan të kultivonin kanabis në Fier,  arrestohen 3 persona,

FIER– Ditën e sotme janë arrestuar 3 persona në Mallakastër të Fierit pasi janë kapur në flagrancë duke kultivuar sasi të konsiderueshme të bimëve narkotike të mbjellë në kubikë.

Janë arrestuar: shtetasit F. S., 25 vjeç dhe V. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Sheq Marinas, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, në pyllin e fshatit Seman.

NJOFTIMI:

Vijon kontrolli masiv i territorit nga shërbimet e Policisë, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.Goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.Sekuestrohen fara kanabisi dhe fidanë kanabis të mbjellë në kubikë.*Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit F. S., 25 vjeç dhe V. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Sheq Marinas, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa, në pyllin e fshatit Seman. Gjithashtu për këtë rast është shpallur në kërkim edhe një tjetër bashkëpunëtor, shtetasi E. M.

*Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u arrestua në flagrancë shtetasi G. H., 35 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec, i cili u kap në flagrancë në fshatin Lofkënd, Mallakastër, duke transportuar në automjetin e tij tip “Toyota Rav 4”, fidanë narkotikë të mbjellë në kubikë, një sasi tub uji dhe rrjetë teli.Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 192 fara si ato të bimëve narkotike, si dhe kubikë me fidanë narkotikë cannabis sativa.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne fier arrestime ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Maj 2021, 07:13

TIRANË– Miqtë e Mehmet Qemës, i cili u qëllua me armë zjarri nga miku i tij në ‘5 Maj’ në Tiranë, u mblodhën mbrëmjen e djeshme në vendin e krimit. Me lule...

Aktualitet 19 Maj 2021, 06:43

TIRANË– Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj ka analizuar kriminalitetin në Shkodër, ku vetëm pak ditë më parë u gjet pa jetë trupi i Endri Mustafës....