Aktualitet

Krijuan miniserë me lëndë narkotike! Arrestohen tre persona në Berat, procedohet kryeplaku i fshatit (EMRAT)

19 Maj 2021, 07:56 Nga DOSJA
Krijuan miniserë me lëndë narkotike! Arrestohen tre persona

BERAT– Tre persona kanë përfunduar në pranga të policisë pasi janë autorë të kultivimit të bimëve narokotike. Kështu, Dosja.al mëson se të arrestuar janë: Selami Hadëri, Ylber Hadëri dhe Shpëtim Bregu. Po ashtu, është proceduar dhe kryeplaku i fshatit pasi dyshohet se kishte dijeni për ngjarjen.

Personat e mësipërm në fshatrat Barçë, Skrapar dhe Tomor, kubikë ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa. Shpëtim Bregu i cili është banues në fshatin Tomorr, Poliçan, kishte krijuar një miniserë në ambientet e banesës së tij u gjetën kubikë në të cilët ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe u sekuestrua dhe një armë zjarri pushkë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë 3 persona të dyshuar si autorë të tentativës për kultivim.
Sekuestrohet një armë zjarri pushkë.Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Shërbimet e Policisë Poliçan dhe Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatrat Barçë, Skrapar dhe Tomor, kubikë ku ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan dhe në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit: S. H., 47 vjeç, dhe Y. H., 38 vjeç, banues në fshatin Braçë, pasi në tokat në pronësi të tyre u gjetën kubikë në të cilët ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa;
Sh. B., 40 vjeç, banues në fshatin Tomorr, Poliçan, pasi në një miniserë në ambientet e banesës së tij u gjetën kubikë në të cilët ishin kultivuar fara të dyshuara cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës u gjet dhe u sekuestrua dhe një armë zjarri pushkë.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht dhe kryeplaku i fshatit Barçë, shtetasi A. R., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet selami haderi shpetim bregu ylber haderi selami haderi shpetim bregu ylber haderi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Maj 2021, 07:13

TIRANË– Miqtë e Mehmet Qemës, i cili u qëllua me armë zjarri nga miku i tij në ‘5 Maj’ në Tiranë, u mblodhën mbrëmjen e djeshme në vendin e krimit. Me lule...

Aktualitet 19 Maj 2021, 06:43

TIRANË– Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj ka analizuar kriminalitetin në Shkodër, ku vetëm pak ditë më parë u gjet pa jetë trupi i Endri Mustafës....