Aktualitet

PLAGOSËN 60-vjeçarin se iu bërtiti për zhurmën! ZBARDHEN bisedat mes të rinjëve, si u munduan të fshinin gjurmët: Më q

19 Maj 2021, 07:25 Nga DOSJA
PLAGOSËN 60-vjeçarin se iu bërtiti për zhurmën!

GREQI– Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja lidhur me plagosjen e 60-vjeçarit në Nea Smyrni, disa ditë më parë nga një grup të rinjsh. CNN grek ka zbardhur mesazhet që të rinjtë shkëmbyen me njëri-tjetrin në mënyrë që të justifikonin veprimet e tyre. Si përfundim ata menduan që të krijonin një sherr në mënyrë që të justifikoheshin se i moshuari i kishte provokuar.

BISEDA E ZBARDHUR: 

Α «… Dëgjoni çfarë do të bëjmë. Shoku im do të më japë disa grushta për të më bërë shenja. Dhe pastaj do të them se pasi ai të shqelmoi ty, atëherë ai më goditi edhe mua. Dhe atje u çmenda dhe u turra tek ai. Kështu mendova unë”.

B. “Ju nuk do të bëni asgjë, thjesht do të fshiheni për 24 orë. Atëherë nuk mund të na bëjnë asgjë”.

Diku tjetër në bisedë, të rinjtë i referohen një videoje në të cilën ka një rast që ka regjistruar se si filloi grindja e tyre me 60-vjeçarin.

A. “… Mos ia trego videon askujt sepse videoja është qartë dhe dëgjohet momenti kur i them “Çfarë dreqin po bën videon? “

Por në deklaratat e tyre në Polici ata bënë  me dje se e kishin plagosur ata 60-vjeçarin duke kërkuar dhe falje. Për grupin e të rinjve, mes  tyre dhe një i mitur shqiptar, Gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitje”.

Por si ndodhi incidenti?

Grupi i të rinjve ishte mbledhur në një prej shesheve të Athinës dhe kishin vendosur që të dëgjonin muzikë nga makinat e tyre. 60-vjeçari iu afrua grupit të të rinjve dhe i kërkoi që të largoheshin në të kundërt do të lajmëronte Policinë. Të nxehur nga kërcënimi, të rinjtë e sulmuan me grushta dhe shkelma, ndërsa duke përdorur një send të mprehtë, e plagosën dhe në të njëjtën kohë i vodhën celularin. Hetimi i plotë policor identifikoi të akuzuarit si autorët e sulmit, por plagosjen e kreu 22-vjeçari.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nea smyrni plagosje ne greqi nea smyrni plagosje ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Maj 2021, 07:13

TIRANË– Miqtë e Mehmet Qemës, i cili u qëllua me armë zjarri nga miku i tij në ‘5 Maj’ në Tiranë, u mblodhën mbrëmjen e djeshme në vendin e krimit. Me lule...

Aktualitet 19 Maj 2021, 06:43

TIRANË– Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj ka analizuar kriminalitetin në Shkodër, ku vetëm pak ditë më parë u gjet pa jetë trupi i Endri Mustafës....