Bota

19 Maj 2021, 06:57 Nga DOSJA

KOSOVË– Ditën e sotme është zhvilluar konferenca e pestë në Gjykatën Speciale, për çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Pierre Richard Prosper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli kanë pasur kritika të ashpra për Prokurorinë, pasi kjo e fundit nuk deklaroi ndonjë datë se kur mund t’i kryejnë hetimet paraprake.

Në këtë mbledhje mbrojtja e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit ka kërkuar të ketë në dispozicion materialet, të cilat kërkojnë kohë për përgatitje.

Në përgjigjen e saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se deri në qershor do t’i kenë të plota materialet për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Dhomat e Specializuara pretendojnë se për këto krime, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dick marty hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage rexhep selimi dick marty hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage rexhep selimi

Sondazh

Poll